Sveçla takon Walkerin: Falë tij bota reagoi ndaj gjenocidit të Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka takuar ambasadorin William Walker, i cili ka kontribuuar në reagimin e botës ndaj gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Sveçla dhe Walker kanë diskutuar për progresin e Kosovës, demokratizimin e institucioneve dhe angazhimin e tyre në sundimin e rendit dhe të ligjit. Sveçla ka theksuar se çdo fjalë e ambasadorit Walker është motivuese për të gjithë dhe ka falënderuar ambasadorin për angazhimin e tij

Falë angazhimit të ambasadorit, William Walker, bota e njohu dhe reagoi ndaj gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla priti në ambientet e MPB-së ambasadorin Walker dhe theksoi se për gati dy orë takim kanë biseduar për progresin e Kosovës.

“Kisha nderin e madh të mirëpres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme mikun tim të veçantë, mikun e përhershëm të popullit shqiptar, zërin e së vërtetës, atë të Reçakut, Ambasadorin William Walker. Për gati dy orë takim të përzemërt biseduam për progresin e Republikës së Kosovës, për demokratizimin e institucioneve tona si shembull në rajon e për angazhimin tonë të përditshëm në sundimin e rendit, ligjit, luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla ka potencuar se çdo fjalë e ambasadorit Walker është motiv i madh për të gjithë ne.

“Secila fjalë admiruese e tij për përparimin e vendit tonë është motiv i madh për të gjithë ne. Ambasadori Walker është dhe do të mbetet gjithmonë miku ynë i madh, falë angazhimit të së cilit mbarë bota njohu dhe reagoi ndaj gjenocidit të Serbisë në vendin tonë”, ka shtuar Sveçla.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika