Sylejmani: Serbia po përpiqet t’i frikësojë serbët që të largohen nga puna në Kosovë

Serbia mban në mbajtje zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, ndërsa ish-nënkoloneli Rrahman Sylejmani ka shprehur shqetësimin se ajo po përpiqet të ndikojë tek serbët në lëshimin e punës së tyre në Kosovë përmes përdorimit të tensioneve dhe presionit

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, po mbahet në burg në Serbi, për këtë ish-nënkoloneli, Rrahman Sylejmani, ka thënë se Serbia po përpiqet të përdorë tensionet dhe presionin për të ndikuar tek serbët në lëshimin e punës së tyre në Kosovë.

Në emisionin FIVE, Sylejmani ka thënë se me Jankoviqin kishte punuar për një kohë, dhe e ka vlerësuar si person të çmuar dhe të respektuar në policinë kosovare.

“Këtë e shoh në përpjekjen e presionit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të minoriteteve të komunitetit serb që të kundërshtojnë, sepse Dejan Jankoviq kam punuar me të është një person shumë i çmuar dhe i respektuar në Policinë e Kosovës që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha fazat e zhvillimit dhe progresit të Policisë së Kosovës që nga fillimi”, ka deklaruar ai.

Sylejmani gjithashtu ka përmendur se ndaj zëvendësdrejtorit Jankoviq ka pasur atentat në vitet 2005-2006 nga Serbia, megjithatë sipas tij, ai ka qëndruar i palëkundur ndaj presioneve.

“Ky ka pasur edhe një tentim atentat në vitet e 2005 ose 2006, dhe aty ka pasur dyshime që qëndron bija e Serbisë ka gisht në atë atentat edhe pse janë munduar ta tregojnë si sulm nga shqiptarëve në Kosovë. Ky nuk iu ka nënshtruar atyre presioneve edhe besoj që do të qëndroj i dinjitetshëm edhe i tillë, sepse kështu është. Kjo është përpjekje për t’i frikësuar atë numër që punojnë dhe të lëshojnë shërbimin në Policinë e Kosovës”, është shprehur ai.

Gjithashtu, ai ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosndëshkimin e Serbisë ndaj veprimeve të saj, duke theksuar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po ledhatohet dhe nuk po munden ta ndajnë nga Rusia.

“Mosndëshkimi i Serbisë nga BE-ja por edhe mekanizmave tjera ndërkombëtare atëherë çfarë të presim tjetër ne të ndodhë, kur ai [president serb, Vuçiq] aq shumë po ledhatohet edhe po marrin kontra efekt, sepse ata as nuk po munden ta ndajnë nga Rusia e as me disiplinu në asnjë pikë”, ka deklaruar tutje Sylejmani.

 

 

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika