Sylvinho flet ekskluzivisht për RTV Dukagjinin: Duhet të provojmë të shkojmë në Botëror

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka rrëfyer shumë gjëra rreth eksperiencës së tij te kuqezinjtë në një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjinin.

Për herë të parë në një media kosovare, tekniku brazilian ka treguar se si erdhi deri te vendimi për të marrë drejtimin e Shqipërisë.

Përshtypjet e tij të para kishin qenë futbollistët e mirë, kushtet shumë të mira të punës dhe qendra sportive.

“Më telefonuan të haja një drekë me presidentin e Federatës së Shqipërisë në Milano dhe shkova menjëherë. Në Milano kam jetuar 5 vite dhe shkova menjëherë për të shkëmbyer idetë e konceptet, por mbi të gjitha për t’u njohur. Disa ditë më vonë pashë një mundësi reale për të firmosur një kontratë me Shqipërinë. Pashë që kishte futbollistë të mirë, kushte shumë të mira pune, qendër sportive dhe thashë po, pse të mos e provoj këtë eksperiencë,” tha Sylvinho.

Kundërshtarët e Shqipërisë në Kampionatin Evropian do të jenë Spanja, Italia dhe Kroacia. Nga shumëkush ky grup po konsiderohet “grupi i vdekjes”.

Se nuk do të jetë e lehtë e pranon edhe 49-vjeçari, por thotë që këto përballje do t’i ndihmojnë për të ardhmen për t’u rritur edhe më shumë.

“Unë mendoj se ne kemi bërë një sforcim të rëndësishëm për të arritur në Europian. Aty të gjitha ndeshjet janë të vështira. Nëse nuk është Spanja, është Franca, janë të gjitha të vështira. Është një grup i vështirë, por ne duhet të provojmë forcën tonë dhe të rritemi. Ne mendojmë se duhet të luajmë më shpesh në Europianë dhe të mos presim kaq shumë vite. Duhet të provojmë të shkojmë në Botëror, ku nuk kemi qenë asnjëherë. Objektivi i vërtetë është që të shfrytëzojmë Europianin për t’u përballur me skuadra të forta dhe për t’u rritur edhe më shumë,” tha ai.

Sylvinho për RTV Dukagjinin ka folur edhe rreth çështjeve si ato të Mirlind Dakut dhe Arbnor Mujës, mundësisë që Armando Broja të jetë pjesë e Kampionatit Evropian, jetës në Shqipëri dhe shumë gjërave të tjera të rëndësishme.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë të Sylvinhos me moderatoren e sportit, Kadrie Canolli.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika