Sylvinho: Jam krenar që jam trajner i Shqipërisë

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho është shprehur tejet i lumtur, por mbi të gjitha krenar me kualifikimin e kuqezinjve në “Euro 2024”

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho është shprehur tejet i lumtur, por mbi të gjitha krenar me kualifikimin e kuqezinjve në “Euro 2024”.

Sylvinho ka përgëzuar të gjithë për këtë sukses, ndërsa nuk ka hezituar të thotë se ndihet më shumë se krenar që është trajner i Shqipërisë.

Ai ka insistuar se Shqipëria e ka merituar këtë kualifikim, pasi ka thënë se është punuar shumë.

“Falënderoj të gjithë njerëzit që na kanë mbështetur në këtë udhëtim, pastaj lojtarët dhe gjithë të tjerët që kanë bërë një punë fantastike. Jam krenar që jam trajner i Shqipërisë dhe do ta ndjek këtë pasion të madh të njerëzve që e kanë. Nuk jam vetëm unë meritor, por edhe ndihmësit e mi dhe gjithë stafi im, me të cilët, kemi bërë një punë të madhe. Kemi punuar mirë të gjithë, ka një pasion për punën që e bëjmë dhe ky pasion ndihet si në ndeshje, ashtu edhe në stërvitje”, është shprehur Sylvinho.

“Ne kemi bërë një punë të mirë dhe kemi marrë rezultate të mira. Pra, është punuar shumë mirë dhe më të vërtetë e kemi merituar këtë. Moldavia nuk kishte asgjë për të humbur, luante me topa të gjatë dhe ishte vështirë për lojtarët tanë. Nuk kanë humbur asnjë ndeshje në këto kualifikime, veç humbjes në Tiranë dhe nuk e patëm aspak lehtë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Kombëtarja shqiptare është kualifikuar në “Euro 2024”. Kuqezinjtë kanë dhuruar edhe një natë magjike për të arritur qëllimin e madh.

Golin e vetëm në këtë takim për mysafirët e shënoi Sokol Cikalleshi, në minutën e 25-të, nga pika e bardhë.

Skuadra e udhëhequr nga Sylvinho është lidere e grupit me 16 pikë.

Ndeshjen e fundit, Shqipëria e zhvillon të hënën ndaj Ishujve Faroe në “Air Albania”. Festa do të vazhdojë edhe në Shqipëri.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika