Szunyog dënon përdorimin e eksplozivëve nga protestuesit ndaj ushtarëve të KFOR-it

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar ashpër veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar ashpër veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Ai ka bërë sërish thirrje për uljen e tensioneve.

“BE-ja në Kosovë dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër @NATO_KFOR trupat që ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar Szunyog.

 

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika