Szunyog për sulmet ndaj gazetarëve në veri: Akte të papranueshme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit që ndodhën gjatë kësaj të premteje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve, respektivisht ndaj ekipit të transmetuesit publik RTK dhe TEVE1.

“Akte të tilla të tmerrshme dhune janë të papranueshme”, shkruan Szunyog.

Ai ka thënë se gazetarët duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në një mjedis të sigurt.

“Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar tutje ai.

Gjatë kësaj të premteje grupet kriminale kanë sulmuar gazetarët që po qëndronin pranë komunës së Leposaviqit.

Në pamjet e siguruara nga Dukagjini, shihen gazetarët duke ikur, teksa pjesëtarët e KFOR-it i pengojnë që të largohen nga grupet kriminale serbe që po i sulmonin me gurë dhe shok-bomba.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika