Tahiri: BE-ja e ktheu liberalizimin e vizave në telenovelë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar Bashkimin Evropian në lidhje me zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri





Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar Bashkimin Evropian për zvarritjen e çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Tahiri ka thënë se Bashkimi Evropian e ka shndërruar çështjen e vizave për Kosovën, në një telenovelë.

Tahiri theksoi se BE po e përdor çështjen e vizave si  “karotë në raport me pritshmëritë për dialogun të vendeve lidere të BE-së”.

“Nga një proces teknik dikur, me kalimin e kohës, BE-ja e ktheu liberalizimin në telenovelë. Me diskutimin e kushteve shtesë, mësojmë dy gjëra: së pari, që nuk ka proces brenda BE-së, ku protagonizmi i vendeve anëtare nuk hyn në lojë. Kësaj radhe Franca, radhën tjetër si dihet cilit nga 27 vendet”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri ka thënë se qasja e BE-së karshi Kosovës, është padrejtësi kolektive.

“Dinamika e këtij procesi do ta dëshmojë, nëse pas padrejtësisë universale shumëvjeçare ndaj Republikës së Kosovës nga ana e BE-së, po bëhet diplomaci jo transparente dhe kushtëzuese. Kjo telenovelë si bën nder BE-së”, ka thënë Tahiri.

Të enjten, në takimin e Grupit Punues, të Komisionit Evropian, ishte në rend të ditës çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në atë takim është raportuar se, Franca ka vendosur kushte të reja sa i përket heqjes së vizave për Kosovën.

Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS

Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve të tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Ndërkaq, Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në KE, ka vende që pa asnjë rezervë e përkrahin heqjen e vizave për Kosovën, por ka edhe prej tyre që ende nuk kanë dhënë qëndrim zyrtarë për shkak të mandateve teknike të qeverive të tyre.





Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika