Tahiri: Borrelli dhe Lajçaku duhet të japin dorëheqjen menjëherë, në vend të paqes kanë sjellë dhunën e kriminelëve të Vuçiqit

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duhet të japin dorëheqje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas Tahirit, arsyeja pse Borrelli dhe Lajçaku duhet të japin dorëheqje është se këta të fundit në vend të paqes, kanë sjellë dhunën e kriminelëve të Vuçiqit kundër paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë.

“Në vend që të krijonin marrëdhënie paqësore fqinjësore, ata përfunduan duke sjellë dhunën e kriminelëve të Vuçiqit kundër paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë”, ka shkruar Tahiri në Twitter.

“Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak duhet të japin dorëheqjen menjëherë si ndërmjetësuesit e BE-së për paqen mes Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar ajo.

 

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika