Tahiri: Deputetët e shumicës të bëjnë presion për emërimin e ministrit të Shëndetësisë

Abelard Tahiri gjatë seancës në Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet mbi situatën n ë sektorin e shëndetësisë ka kërkuar që të bëhet më shumë presion nga deputetët, specifikisht nga deputetët shumica në Kuvend për emërimin e ministrit të Shëndetësisë

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kërkuar ka deputetët e Kuvendnit të Kosovës që të bëjnë më shumë presion te Qeveria e Kosovës që kjo e fundit të emërojë ministrinë e Shëndetësisë.

Ai këtë kërkesë e pati gjatë në seancën e 18-të të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet mbi situatën në sektorin e shëndetësisë.

Deputeti i Listës Guxo për gjendjen në shëndetësi: Faji nuk është jetim

Tahiri tha se kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhër pasi deputetët e shumicës po i frekuentojnë më shumë klinika private, në Maqedoni, Shqipëri, Serbi e Turqi.

“Kolegë deputetë ju keni përgjegjësi me ushtru presion që ky ministër me u emëru, përgjegjësia me qenë e qartë, kush e ka përgjegjësinë. A po e shihni sot, nuk po kemi me kënd me fol, po flasim vet me veti, nuk po kemi me kënd me fol, dhe shumicën e rasteve i shohim deputetët e shumicës duke u përqesh. Mirë është shumë, por mendoj ata që janë duke shkuar në klinika private, ata kanë me ju përqesh pak më shumë juve, ata që po i bëjnë shpenzimet në klinika private, në Maqedoni, Shqipëri, Serbi e Turqi, ata në fund të ditës kanë me ua adresu këtë përgjegjësi”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se kur PDK-ja ka e ka dorëzuar ministrinë e Shëndetësisë, lista e pritjes së qytetarëve të Kosovës për stenta ka qenë sero. Ai ka thënë se për një periudhë që në 2017 kanë qenë me mijëra në listë, në fund të vitit 2019 lista e pritjes ka qenë zero, qytetarët kanë marrë shërbim brenda ditës.

“Unë ju ftoj me pa çështjen në klinikën e kardiokirurgjisë invazive. Kur e kemi dorëzuar qeverinë ose më saktësisht kur e ka dorëzuar detyrën e ministrit të shëndetësisë ministri nga Partia Demokratike, zotëri Uran Ismaili lista e pritjes së qytetarëve të Kosovës për stenta ka qenë zero. Pra për një periudhë që në 2017 kanë qenë me mijëra në listë, në fund të vitit 2019 lista e pritjes ka qenë zero, qytetarët kanë marrë shërbim brenda ditës, pra po flasim për një shërbim mjaft të kushtueshëm për qytetarët e Kosovës që është stenta… Aktualisht lista e pritjes së qytetarëve të Kosovës për stenta është rreth 2 mijë”, ka shtuar Tahiri.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika