Tahiri: E mbyllën seancën në Kuvend për të na pamundësuar të diskutojmë për aferën Zdravo

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri e ka quajtur "të qëllimshme" dështimin e seancës së Kuvendit duke thënë se ka thënë se pushteti nuk do që opozita të diskutojë për "aferën Zdravo dhe skandalet e tjera"

Abelard Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, pas dështimit të seancës së Kuvendit të Kosovës në mungesë kuorumi, ka thënë se kjo seancë është mbyllur nga pozita për ta pamundësuar diskutimin rreth aferës, siç e ka quajtur ai “Zdravo”.

“Kërkuam një debat për përgjimet që kanë dalë të aferës Zdravo, involvim në hetime të një personi që ndjeket nga drejtësia. Në mbledhjen e kaluar të kryesisë së Kuvendit na u pamundësua përmes vendimmarjes që ky debat të ndodhte sot që të kërkonim qartësi për implikimin e Radojçiqit në vendimmarjen në parlamentin e Kosovës. Ky koalicion Zdravo e mbylli këtë seancë që ishim ftuar të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror, për të na pamundësuar të diskutojmë rreth aferës Zdravo”, ka thënë Tahiri.

Në një konferencë për media, Tahiri e ka quajtur shumë “shqetësuese dhe skandaloze” dështimin e kësaj seance, duke thënë se PDK-ja do të angazhohet në vazhdimësi që vendin ta dërgojë në zgjedhje.

Sipas Tahirit, kjo po ndodh pasi pushteti nuk do të diskutojë për sanksionet e skandalet e tjera.

“Kjo qeveri i vjedh rezervat shtetërore, cka duhet të presim ne më shumë? Si grup parlamentar i PDK-së do të kemi angazhim të vazhdueshëm që vendin ta dërgojmë në zgjedhje. Janë po këta njerëz që po na pamundësojnë që të largohen sanksionet, tendenca e mbylljes së kësaj seance që të mos folim për sanksionet, nuk janë kredibilë, i duhet një qeveri e re, një qeveri të re që e nxjerr vendin nga sanksionet”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë tutje se PDK-ja do të angazhohet që kuvendi aktual të shpërbëhet.

“Ne jemi të angazhuar maksimalisht që ky kuvend të shpërbëhet. Cfarë logjike ka të funksionojë një kuvend i tillë. Këta janë njerëz që po dëshirojnë të ngulfasin fjalën e lirë. Do të kemi koordinim me grupet parlamentare të opozitës, me pozitën nuk do të kemi diskutim as koordinim, do të angazhohemi në mënyrë që t’i japim drejtim dhe ky kuvend të shpërbëhet. Disa do të shkojnë në shtëpi disa në burg”, ka theksuar ai.

Ndryshe, në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka zhvilluar seancën plenare të paraparë për të premten.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka propozuar që seanca të mbyllet, e me të edhe sesioni.

“Ka kaluar një orë prej kur e kemi pasur të paraparë të nisim seancën, ende nuk kemi kuorum. Propozoj që ta mbyllim për këtë sesion dhe ju uroj pushim të këndshëm. Shihemi në shtator”, ka deklaruar ajo.

Seanca e sotme ishte e fundit për sesion pranveror. Ndërkaq, deputetët do t’i kthehen punës në shtator.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika