Tahiri ia uron Faton Pecit fitoren: Do të vazhdoj t’i shërbej Mitrovicës me përkushtim

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka pranuar edhe sot rezultatin e balotazhit dhe ia ka uruar fitoren kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të 100% të vendvotimeve të rregullta, Faton Peci ka marrë 17 mijë e 837 vota, ndërsa Arian Tahiri 15 mijë e 522.

Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht dhe ato të diasporës.

Në një reagim në Facebook, Tahiri ka falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe ka theksuar se procesi zgjedhor dëshmoi pjekuri politike.

“Qytetarë të Mitrovicës, Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare. Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim. Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai shtoi se do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës “me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika