Tahiri: Institucionet po udhëhiqen nga dikush që s’ka mandat e as pozitë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për komandimin nga individë pa mandat dhe autoritet, duke theksuar se qytetarët e Kosovës do të vendosin për ndryshim më 9 shkurt për të siguruar institucione më të hapura dhe llogaridhënëse

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se janë duke u komanduar nga persona që s’kanë asnjë kompetencë në Qeverisjen Kurti.

Tahiri, ka pyetur se si mund të besohet dikush që s’ka as mandat e as pozitë e që s’jep llogari për veprat e veta.

“Si mund t’iu besojnë qytetarët institucioneve, kur në prapavijë të tyre komandon dikush tjetër. Dikush që s’ka as mandat, as pozitë, as autorizim e rrjedhimisht, nuk jep as llogari për veprat e veta”.

“E mosbesimi, është hapi i parë i rënies së një shteti modern. Megjithatë, qytetarët e Kosovës gjithmonë kanë ditur ta bëjnë diferencën, kur është fjala për atë çka na përbashkon në fatin tonë kolektiv – sigurinë dhe perspektivën e Kosovës”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, tashmë qytetarët do të vendosin për ta ndryshuar situatën më 9 shkurt.

“Duke i çliruar institucionet nga kapelat e zeza. Ata duan qeverisje të hapur, transparente, llogaridhënëse e me perspektivë”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika