Tahiri: Kjo Qeveri ku ka prekur, ka prodhuar krizë

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria aktuale në secilin sektor që ka prekur, ka prodhuar krizë. Ndërsa, ai ka shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, "ushqehet dhe mban popullin me kriza"

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri, në një konferencë për media të shtunën e 7 janarit, ka thënë se Qeveria e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka qenë e fokusuar në prodhim të krizave, pasi sipas tij, thuajse çdo sektor që ka prekur Qeveria, ka prodhuar krizë.

Ai ka renditur sektorët, në të cilët, sipas tij, Qeveria ka sjellë krizën në vend, përfshirë këtu ekonominë, veriun, shëndetësinë dhe të tjera.

“Janë disa çështje, në kontestimin e këtij ligji kemi mundur ta bëjmë me vetë nënshkrim, arsyeja e vetme përse nuk e kemi bërë kontestimin, lidhet me faktin se nuk e kemi ditur vlerën e koeficientit. Kjo kurrë në botë nuk ka ndodhur kështu, Ligji e ka emrin Ligji i Pagave për sektorin publik dhe askush nuk e di sa e ka rrogën sot. A po e kuptoni çfarë mashtrimi, çfarë qasje e papërgjegjshme dhe çfarë loje është duke u bërë me mijëra njerëz. E ka emrin Ligji i Pagave, e askush nuk e di sa e ka rrogën. Kjo nuk ndodhur askund në botë, veç në Kosovë. Më vjen keq ta them, por kjo qeveri ku ka prekur, krizë ka prodhuar. E ka prekur veriun e Kosovës, ka prodhuar krizë, e ka prekë ekonominë, ka prodhuar krizë, e ka diskutuar pagën minimale, ka prodhuar krizë, në shëndetësi katër muaj ditë pa ministër, ka prodhuar krizë, ku ka prekur, ka sjellë krizë ”, ka thënë Tahiri.

Tutje, ai ka kritikuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai ushqehet dhe mban popullin me kriza.

“Realisht Albin Kurti ushqehet me kriza dhe e mban popullin duke sjellë kriza. Fatkeqësisht, viktimë janë edhe 10 mijë zyrtarë publikë, të cilët presin një përgjigje prej tij”, ka theksuar Tahiri.

Ndërkaq, ai ka shtuar se sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ky Ligj i pagave mund të shpëtohet vetëm nëse koeficienti është 129 euro.

“Aleanca mendon se Ligji mund të shpëtohet nëse koeficienti është 129 euro, përndryshe ligji kontestohet”, ka shtuar Tahiri, duke thënë se qeveria jo që nuk e ka ndryshuar koeficientin, por as nuk e ka përcaktuar vlerën e tij.

“Qeveria që gjashtë muaj e ka ditur konceptin e Ligjit, aty ka mundur ta ndryshojë koeficientin. Por, çka kanë bërë është se nuk e kanë përcaktuar vlerën e koeficientit”, ka theksuar Tahiri.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika