Tahiri: Koeficienti nën 130 euro nuk siguron jetë të dinjitetshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se përcaktimi i koeficientit nuk mund të jetë përcaktim i një individi apo një kryeministri

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, foto:EO

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se përcaktimi i koeficientit do të duhej të ndodhë si rezultat i një debati të gjerë midis qeverisë dhe akterëve të ndryshëm të shoqërisë.

Sipas tij, përcaktimi i koeficientit nuk mund të jetë përcaktim i një individi apo një kryeministri.

“Projektligji për paga ka kaluar në dy lexime. Ne e kemi theksuar se këtë proces e ka karakterizuar një mostransparencë e madhe, pra përcaktimi i koeficientit do të duhej të ndodhë si rezultat i një debati të gjerë midis qeverisë dhe artereve të ndryshëm të shoqërisë, përcaktimi i koeficientit nuk mund të jetë përcaktim i një individi dhe duhet të arsyetohet qartë pse është vendosur të jetë kaq vlera e këtij koeficienti”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Ai e ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për autoritarizëm.

“E kemi një qeverisje që shkon drejt autoritarizmit, që i jep një lloj kënaqësie Kryeministrit Kurti që e thotë fjalën e vet dhe në bazë të asaj fjale do të marrë pagë secili qytetar që paguhet nga buxheti i Kosovës. Kjo nuk shkon në një sistem demokratik. Këtu do të duheshin të mblidheshin disa akterë të ndryshëm”, shtoi ai.

Sipas tij, koeficienti nën 130 euro “nuk do të arrijë të sigurojë pagë e cila do të japë një jetë të dinjitetshme”.

Sa i përket dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri këtë e ka quajtur neglizhencë të mazhorancës.

“Se sa është e rëndësishme agjenda parlamentare për këtë qeveri drejtuar nga LVV tregon faktin që mund ta imagjinoni se më 22 dhjetor e kemi pasur strategjinë për energjinë, i cili ka mbetur i pavotuar. Aq është i rëndësishëm për këtë qeveri sa që të mbesin dokumentet e tilla të pavotuara si një rezultat i neglizhencës, degradimit të punës së këtij kuvendi nga kjo mazhorancë”.

“Si parti opozitare kemi qenë konstruktivë, i kemi votuar shumicën e projektligjeve, por prapë ata që duhet të udhëheqin shihet se do të vazhdojë edhe më tutje me degradimin e punës së kuvendit. Janë lodhur aq shumë në seancën e kaluar saqë tashmë duhet ta bëjnë një pauzë disaditëshe deri t’i mbledhin energjitë. Agjenda parlamentare nuk duhet të trajtohet në formë të tillë, duhet të ketë fokus më të madh, sepse mazhoranca ajo që e dikton mbarëvajtjen e punës së kuvendit”..

Ai ka thënë se pa vullnetin e mazhorancës nuk mund të mbahet seanca për shkak të mungesës së kuorumit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika