Tahiri kritikon vizitën e Kurtit në ShBA: Më shumë fushatë politike se diplomaci

Edita Tahiri ka kritikuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA, duke e quajtur atë më shumë një fushatë politike sesa diplomatike. 

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo e përshkroi këtë vizitë si më shumë një fushatë politike sesa një angazhim diplomatik.

Në një postim në Facebook, Tahiri theksoi se vizita e Kurtit nuk rezultoi me asnjë njohje të re për Kosovën, duke theksuar se gjatë viteve të fundit, nën qeverisjen e Kurtit, vendi nuk ka arritur të sigurojë asnjë njohje të re ndërkombëtare.

“Kreu i shtetit beri fushate politike ne Amerike dhe jo fushate diplomatike- nuk solli asnjë njohje- prej se kemi këtë qeveri nuk ka ardh asnjë njohje për Kosoven- vendnumërim i papare!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika