Tahiri kritikon VV-në: Çka është kjo heshtje për mostrat e rastit Dehari?

Abelard Tahiri, deputeti i PDK-së, ka folur rreth rastit të Astrit Deharit, ish-aktivist i Vetëvendosjes, pasi mostrat e tij u gjetën pas më shumë se një vjet që ishin humbur. Ai ka pyetur se pse Lëvizja Vetëvendosje po hesht për këto mostra dhe ka bërë disa pyetje të tjera lidhur me ato

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, edhe gjatë së hënës ka komentuar rastin e Astrit Deharit, pasi mostrat e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, u gjetën pas më shumë se një viti që ishin raportuara si të humbura.

Ai ka pyetur se pse janë duke heshtur në Lëvizjen Vetëvendosje për mostrat e ish-aktivistit të tyre.

“Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë? Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit? A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit? Kush i ktheu ato? Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave?”, ka pyetur Tahiri.

Tahiri ka thënë se nuk mund të fshihen nga e vërteta.

“Nuk mund të fshiheni nga e vërteta! Ne nuk do të ndalemi deri të sqarohet gjithçka!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Për këtë rast Tahiri ka reaguar edhe gjatë ditës së diel, ku e kritikoi partinë në pushtet për refuzimin e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për zhdukjen e mostrave.

“U vodhën e u zhdukën, më pas i’u vu zjarri zyreve të Institutit dhe vetëm atëherë u gjetë një pjesë e mostrave të Astrit Deharit. Zjarri i dytë i kaploi zyret e këtij institucioni shtetëror dhe tani u tha se u gjeten edhe mostrat tjera që i mungonin rastit.

Për çka u vodhën, a janë përdorur dhe a ka pasur përpjekje për manipulimin e tyre? Cili ishte qëllimi dhe të gjitha këto a i ndihmojnë zbardhjes apo mjegullimit edhe më të madh të rastit tragjedisë së Astrit Deharit. Për gjithë këto zhvillime dramatike asnjë fjalë nga Kurti, Konjufca e Haxhiu. Pra, vetëm heshtje e cila është e mjaftueshme për të kuptuar pse pushteti refuzon themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për këtë rast. Mirëpo, hetimi parlamentar do të ndodhë patjetër dhe jo më larg se në dy javët e ardhshme me mbështetjen e dyzetë deputetëve të opozitës”, ka shkruar Tahiri gjatë së dielës.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika