Tahiri: Mund të ketë abuzime, duhet hetim parlamentar për financimin për librat shkollorë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dyshon se ka pasur keqpërdorime në financimin e teksteve shkollore për nxënës dhe kërkon formimin e Komisionit Hetimor për zbardhjen e çështjes

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar qeverinë për mostransparencë lidhur me procesin e financimit dhe shpërndarjes së mjeteve për librat shkollorë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Tahiri ka theksuar se mungesa e një pasqyre të qartë financiare për këtë çështje është shqetësuese.

Për këtë çështje, ai ka bërë të ditur se i ka propozuar kuvendit themelimin e një Komisioni Hetimor.

“I kemi propozuar Kuvendit të Kosovës themelimin e një Komisioni Hetimor, i cili do të hetonte, pra do të ndodhte një hetim financiar lidhur me financimin e librave që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe dhe mosimplementimin e ligjit që garantonte libra falas për gjithë nxënësit në Kosovë. Pra, ende nuk kemi një pasqyrë të qartë se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe. Ju e dini që ky është viti i parë që nga shpallja e Pavarësisë, që nxënësit nuk furnizohen nga buxheti i Kosovës faturat e tyre, dhe ende nuk e kemi një pasqyrim të qartë nëse të gjithë nxënësit e Kosovës janë të pajisur me libra, pra a kanë shkruar në adresat e duhura këto rimbursime apo jo. Ky proces përcjell një mostransparencë të madhe nga ana e qeverisë, as për shpërndarjen e këtyre mjeteve, as sa ka mbërri totali i tyre, as a është më e madhe sesa shuma që do të bliheshin librat dhe do të shpërndaheshin falas”, ka deklaruar ai, raporton Dukagjini.

Ai ka thënë se është i nevojshëm një hetim parlamentar disamujor për të zbuluar nëse ka pasur abuzime financiare dhe për të siguruar përgjegjësi në rast se ka ndodhur çfarëdolloj keqpërdorim i fondeve publike.

Tahiri ka theksuar se debati parlamentar nuk është i mjaftueshëm për të zgjidhur këtë çështje.

“Është e rëndësishme që të mos lejojmë në vitet në vazhdim të ndodhim abuzime të tjera, pra është e rëndësishme që të vijnë me një raport dhe të shohim se si ka ecë. Kjo nuk është një çështje që mund ta rregullojmë me një debat parlamentar apo seancë të jashtëzakonshme, e vetmja çështje që do ta arrinte me pas një raport kredibil me atë se çfarë ka ndodhur është të bëhet një hetim parlamentar disa ujor dhe me mbërri në përfundim se si ka shku ky proces dhe në rast se ka pasur abuzim financiar, ajo duhet të evidentohet dhe më pas të procedohet më tutje në prokurori”, ka thënë Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika