Tahiri në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: Kjo qeveri erdhi me premtime programore, tash po bën xhiro

Besnik Tahiri nga AAK-ja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për fatin e të zhdukurve në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, duke thënë se nuk po ndërmerr hapa të mjaftueshëm për zbardhjen e fatit të tyre

Besnik Tahiri

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria aktuale po bën xhiro lidhur me këtë çështje.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka theksuar se Kosova humbi kohë, Serbia e fitoi atë për rehabilitim, harresë dhe për fshehjen e krimeve, pas të cilave fshihen mijëra kriminelë që jetojnë të lirë në Serbi e rajon.

“Sot, është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Po bëhen 24 vjet, e brezat janë ende në pritje të zbardhet fati i tyre. Dhimbja është e padurueshme, sidomos për ata që tashmë po kanë më pak shpresë se do të mësohet diçka. Kjo qeveri erdhi me premtime, për të bërë diçka më shumë për ato mijëra familje, që kurrë nuk gjetën paqe për fatin e tyre. Kjo qeveri erdhi me premtime programore, e mijëra grafite rrugëve e shesheve për të zhdukurit. Ajo çfarë sot po bënë xhiro, janë vetëm grafitet fashiste në Serbi, ku bëhet thirrje për vrasje të shqiptarëve e për një luftë të re”, ka shkruar ai.

“Si shoqëri e institucione, nuk guxojmë që ky të jetë rezultati. Nuk guxojmë që zbardhja e fatit të të zhdukurve të përdoret për dakordime formale, e tregtime me afate në dialog, pa asnjë epilog”.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika