Tahiri paralajmëron padi ndaj Vetëvendosjes për përdorimin e fotografisë së tij në videon “Çka ka, çka s’ka”

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i revoltuar ndaj videos “Çka ka, çka s’ka” të publikuar nga VV-ja, në të cilën, është shfaqur edhe fotografia e tij, nga kjo arsye, ai ka paralajmëruar padi nëse nuk ia heqin fotografinë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri, ka paralajmëruar padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, pasi fotografia e tij është shfaqur në një video që partia në pushtet e ka publikuar disa ditë më parë me titull “Çka ka, çka nuk ka”.

Ai para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, videon e publikuar nga VV-ja e ka quajtur si “inkriminuese”, dhe ka kërkuar nga ta që t’ia largojnë fotografinë e tij, “përndryshe do të përdori gjitha mekanizmat ligjor në vend dhe kudo, për ta detyruar Vetëvendosjen të tregojë çfarë kam keqpërdorur unë”, ka thënë ai.

“Qysh ju duket juve deputet t’ju vendosë një parti politike foton e juaj në video inkriminuese nëse ju s’keni keqpërdorur asgjë. Nuk lejoj të kaloj kjo. Prej Vetëvendosjes pres reagim ta largojë fotografinë, përndryshe do të angazhohem në gjykatë ta trajtojë këtë temë”, ka thënë Tahiri.

Gjithashtu, Tahiri ka thënë se është fotografia e tij në atë video që ka krijuar shqetësim në familjen e tij, duke qenë se “asnjëherë në jetën e tij”, edhe kur ka qenë në publik, nuk ka keqpërdorur asgjë.

“Ku e merr guximin ai njeri që e ka bërë atë video që ta vendosë fotografinë time në një video inkriminuese e të më fyejë. Ku e merr guximin ai ta vendosë fotografinë time e t’i krijojë shqetësim familjes sime dhe rrethit familjar tim, kur unë kurrë në jetë as sa kam qenë në funksion publik nuk kam keqpërdorur asgjë”, është shprehur ai.

Sipas tij, Vetëvendosja duhet të dalë e të thotë vetëm një element që ai ka keqpërdorur.

“Kam qenë zëvendëskryeministër e kurrë nuk kam bërë asnjë keqpërdorim, gjeni vetëm një keqpërdorim që kam bërë, gjeni vetëm një njeri që kam futur në punë”, është shprehur tutje Tahiri.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika