Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka folur rreth daljes në treg të lirë të energjisë elektrike për bizneset.
Ai ka theksuar se PDK e kundërshton rritjen e çmimit të energjisë dhe futjen e kompanive në tregun e lirë, veçanërisht atyre që punësojnë afërsisht 150 mijë qytetarë..
“Ju e dini që PDK e ka kundërshtuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, për daljen në treg të lirë të kompanive që punësojnë rreth 150 mijë qytetarë”, ka thënë Tahiri.
Në këtë kontekst, Tahiri njoftoi se nesër PDK do të dorëzojë kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për pezullimin e këtij vendimi.