Tahiri për Kurtin: Si mund të kryhen “krime të luftës” pasi që lufta të ketë marrë fund?

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas miratimit me lexim të parë të Projektligjit për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë. Tahiri tha se hulumtimi i krimeve të luftës duhet të vazhdojë të institucionalizohet

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri





Shefi i grupit paralmentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar për miratimin në lexim të parë të Projtekligjit për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Çfarë “krimesh të luftës” po synon të hetojë Albin Kurti pas përfundimit të luftës në qershor të 1999?! Si mund të kryhen “krime të luftës” pasi që lufta të ketë marrë fund?”, ka shkruar Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka thënë se “Serbia ka kryer krime lufte e gjenocid në Kosovë deri në qershor të vitit 1999. Hulumtimi i krimeve të luftës duhet të vazhdojë e të institucionalizohet”.

“Por përpjekja e Qeverisë së Albin Kurtit, për ta bërë një ligj që synon të hetojë e hulumtojë “krimet” që ndërlidhen me luftën deri me datën 31 dhjetor, 2000, është përpjekje që i shkon përshtat pikërisht atyre që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë”, shtoi Tahiri.

Sipas Tahirit, 31 dhjetori i 2000-tës, është epitomë e Serbisë që përpiqet t’ia ndërrojë kahjen historisë dhe të gjejë amnisti për gjenocidin e kryer.

Abelard Tahiri ka shtuar se do të kundërshtojnë me çdo mjet politik tjetërsimin e historisë përmes ligjeve të dëmshme.

Gjatë seancës së plenare të së premtes së shtatë tetorit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë.

Projektligji për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës është miratuar me 58 vota për,  ka marrë mbështetjen në lexim të parë.

Ndërsa, katër deputetë kanë votuar kundër miratimit të këtij Projektligji, ka njoftuar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika