Tahiri për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Kurti nuk arriti ta vendosë nën kthetra KPK-në

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit për KPK-në e vlerësojnë lart si grup parlamentar

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në një konferencë për media për rrëzimin e ligjit për KPK-në nga Gjykata Kushtetuese, ka thënë se gjatë procedimit të këtij ligji kanë pasur diskutime që ky i fundit është antikushtetues.

“Kemi pasur një debat jashtëzakonisht të gjatë dhe i kemi kërkuar ministres së Drejtësisë dhe Kryeministrit që ky Projektligj të tërhiqet sepse kështu si i tillë nuk i përmbush standardet kushtetuese”, ka thënë Tahiri.

Tahiri për rrëzimin e këtij ligji është shprehur se është një lajm i mirë për drejtësinë në Kosovë, duke shtuar se çfarë kanë bërë në të kaluarën me Këshillin Prokurorial ka qenë e kundërta çfarë ka bërë LVV-ja.

“Mbrëmë Kushtetuesja ka bërë publike që këtë ligj e ka nxjerrë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës e Kosovës, gjë që është lajm shumë i mirë për drejtësinë në Kosovë që pushteti i madh i Albin Kurtit nuk arriti ta vendosë nën kthetra edhe një institucion kaq të rëndësishëm siç është KPK-ja”, ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Ne si grup parlamentar e vlersojmë lartë një vendim të tillë dhe angazhimi i punës së Prokurorit të Shtetit si institucion i pavarur, i pandikuar nga politika është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e një demokracie tranzicionale siç është vendi ynë”, ka theksuar Tahiri.

“Si grup parlamentar i PDK-së do të vazhdojmë të punojmë, do të vazhdojmë të angazhohemi për mbrojtjen e Kushtetueshmërisë në vend dhe moslejimin e kapjeve të këtyre institucioneve mjaftë të rëndësishme të drejtësisë nga pushteti i madh që tashmë është i koncentruar në duart e Albin Kurtit”, ka potencuar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika