Tahiri: Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë

Besnik Tahiri i AAK-së, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mosveprim ndaj rritjes së çmimeve të produkteve elementare sic është ai i naftës

Besnik Tahiri, AAK

Besnik Tahiri, Shef i Grupi Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të naftës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në Kosovë një litër naftë kushton gati njejtë sikurse në vendet e Bashkimit Evropian.

Ai është shprehur se rritja e çmimeve të produkteve elementare, po e vështirëson jetën e qytetarëve në Kosovë.

“Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta. Rritja e çmimeve të produkteve elementare po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës. Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë”, ka shkruar ai.

Ndryshe çmimi i naftës ka pasur vazhdimisht lëvizje, së fundmi një litër ka shkuar deri në një euro e 79 cent.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika