Tajvani në qendër të bisedës mes Trumpit dhe Xi Jinping

Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, e ka cilësuar Tajvanin si “çështjen më të rëndësishme” në marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të mërkurën me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas mediave shtetërore kineze, Xi i ka kërkuar Trumpit të tregojë “kujdes dhe maturi” në furnizimin e Tajvanit me armë, duke theksuar se i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Uashingtonin dhe shpreson që të dyja palët të gjejnë mënyra për të kapërcyer mosmarrëveshjet, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Nga ana e tij, Trump e përshkroi bisedën si “të shkëlqyer” dhe “të gjatë e gjithëpërfshirëse”.

Telefonata vjen pas një sërë vizitash të liderëve perëndimorë në Kinë muajt e fundit, përfshirë edhe kryeministrin britanik Keir Starmer, me synimin për të përmirësuar raportet me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Vetë Trump pritet ta vizitojë Kinën në muajin prill, një udhëtim për të cilin ka thënë se e pret me padurim. Ai shtoi se Pekini po shqyrton mundësinë e blerjes së 20 milionë tonëve sojë amerikane, krahasuar me 12 milionë tonë aktualisht.

“Marrëdhënia me Kinën, si dhe marrëdhënia ime personale me presidentin Xi, është jashtëzakonisht e mirë dhe të dy e kuptojmë sa e rëndësishme është ta ruajmë atë,” shkroi Trump në platformën Truth Social.

Dy liderët kishin zhvilluar një bisedë telefonike edhe në nëntor, ku ishin diskutuar çështje si tregtia, lufta e Rusisë në Ukrainë, fentanyli dhe Tajvani, sipas Trumpit dhe Ministrisë së Jashtme kineze.

Në bisedën e së mërkurës, përveç Tajvanit dhe sojës, Trump bëri të ditur se janë diskutuar edhe lufta në Ukrainë, situata në Iran, si dhe blerjet kineze të naftës dhe gazit amerikan.

Sa i përket Tajvanit, Xi theksoi se ishulli vetëqeverisës është “territor i Kinës” dhe se Pekini duhet të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të tij. Ai paralajmëroi se SHBA-ja duhet të tregojë kujdes në shitjen e armëve për Tajvanin, sipas agjencisë shtetërore Xinhua.

Kina ka deklaruar prej kohësh synimin për “ribashkimin” me Tajvanin dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës. Ndërkohë, SHBA-ja mban marrëdhënie zyrtare me Pekinin, por është një aleate kyçe e Tajvanit dhe furnizuesi më i madh i tij me armë.

Në dhjetor, administrata Trump njoftoi një marrëveshje të madhe për shitje armësh ndaj Tajvanit, me vlerë rreth 11 miliardë dollarë, që përfshinte sisteme raketore të avancuara dhe artileri vetëlëvizëse. Pekini reagoi ashpër, duke paralajmëruar se kjo do të përshpejtonte një situatë të rrezikshme në Ngushticën e Tajvanit.

“Secila palë ka shqetësimet e saj,” i ka thënë Xi Trumpit, duke shtuar se përmes barazisë, respektit dhe përfitimit të ndërsjellë, mund të gjenden zgjidhje për çështjet problematike.

Disa orë para bisedës me Trumpin, Xi zhvilloi edhe një takim virtual me presidentin rus Vladimir Putin, ku të dy liderët vlerësuan forcimin e marrëdhënieve mes Pekinit dhe Moskës.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika