Takim i ri i kryenegociatorëve në Bruksel, BE-ja pret angazhim konstruktiv në dialog

Në Bruksel këtë të martë pritet të mbahet takimi i ri në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe nga pala serbe Petar Petkoviç

Këtë të martë do të mbahet takimi i ri në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi në nivel kryenegociatorësh.

Mbajtjen e takimit e ka konfirmuar Bashkimi Evropian.

“Mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivelin e kryenegociatorëve do të jetë nesër në Bruksel. Rendi i ditës është mjaft i qartë. Është rruga përpara në zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord. Dhe sigurisht, diskutimi për çështjet që po ndikojnë në normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar të hënën Stano.

Mbajtja e këtij takimi ishte e pasigurt në fund të javës së shkuar, meqë kishte mospajtime rreth agjendës së diskutimeve.

Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do ta fillojnë ditën me takimet e ndara me emisarin evropian për dialog Miroslav Lajçak, i cili më pas do të mëtojë organizimin e takimit trilateral.

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka mirëpritur thirrjen e bërë nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe riintegrimin e tyre në të gjitha institucionet e vendit.

Peter Stano, zëdhënës i BE-së, ka nënvizuar se Brukseli vazhdimisht ka ftuar Beogradin që të inkurajojë këtë gjë, ndërsa Prishtinën që të mundësojë riintegrimin e serbëve të Kosovës.

BE-ja gjithashtu përsëriti thirrjen e vazhdueshme për depërshkallëzim si dhe për implementim të plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha marrëveshjeve nga dialogu nga të dyja palët.

Zëdhënësi i BE-së nënvizoi se marrëveshjet e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë, parashikojnë hapat dhe procedurat konkrete, gjithnjë duke respektuar kornizën ligjore të Kosovës.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika