Takim mes dy liderëve të teknologjisë, Musk tregon se është zgjidhur problemi me shefin e Apple

Takimi midis dy liderëve të teknologjisë erdhi pas një akuze që Musk e bëri për Apple, por siç njofton Musk, mosmarrëveshja me Tim Cook, shefin e Apple, është zgjidhur

Elon Musk.





Elon Musk ka thënë se ai dhe shefi i Apple, Tim Cook, e kanë “zgjidhur keqkuptimin”, lidhur me heqjen e mundshme të Twitter nga dyqani i aplikacioneve.

Të hënën, Musk ka akuzuar Apple se kërcënoi se do ta ndërpresë platformën nga dyqani i aplikacioneve, duke thënë se kishte ndaluar shumicën e reklamave të saj në faqe.

Por, shefi i Twitter-it shkroi të mërkurën se “Tim e kishte të qartë se Apple kurrë nuk e kishte menduar ta bënte këtë.”

Ai nuk tha nëse reklamat e Apple u diskutuan në takim.

Takimi midis dy liderëve të teknologjisë vjen pasi shumë kompani kanë ndalur shpenzimet në Twitter, për shkak të shqetësimeve në lidhje me planet e z. Musk, për moderimin e përmbajtjes për faqen që ishte një goditje e madhe për kompaninë, e cila mbështetet në shpenzime të tilla për shumicën e të ardhurave të saj.

Duke u futur në një grindje të hënën, Musk akuzoi Apple për “censurë” dhe kritikoi politikat e saj, duke përfshirë tarifën që vendos për blerjet e bëra në dyqanin e saj të aplikacioneve.

“Apple ka ndaluar kryesisht reklamat në Twitter. A e urrejnë fjalën e lirë në Amerikë?”, ka thënë ai.

Por më vonë, ai u tha ndjekësve të tij se po takohej me z. Cook në selinë e Apple, duke shtuar “Bisedë e mirë. Ndër të tjera, ne zgjidhëm keqkuptimin rreth heqjes së mundshme të Twitter nga App Store. Tim e kishte të qartë se Apple nuk e kishte menduar kurrë ta bënte këtë”.

Trazira me Apple, Musk pretendon të luftojë për lirinë e fjalës





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika