Siguria e kufijve dhe raportet me Serbinë qenë dy nga temat kryesore të takimit.
Një ditë më parë në Francë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u prit nga presidenti Emmanuel Macron.
Në takimin që zgjati rreth dy orë, Kurti foli edhe për ngritjen e kapaciteteve vendore mbrotjëse për sigurinë e vendit, si dhe për integrimin evropian.
Ish-diplomati Albert Prenkaj, vlerëson se ky takim u mundësua pas heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovë nga Bashkimi Evropian.
“Dalja e kryeminstrit Kurti në komunitetin ndërkombëtar u bë përmes Francës e cila e shpërbleu me një vizitë, e cila e shpërbleu me një vizitë dhe e cila mund ta jap dritën e gjelbërt për procedimin e shumë procesve që kanë mbetur anash për Kosovën”, ka thënë Albert Prenkaj, Ish-diplomat.
Prenkaj tutje tha se hapi i radhës mund të përqendrohet te asociacioni.
“Po presim se një të ardhme të afërt të kemi një takim mes presidentit të Serbisë dhe kryeminsitrit Kurti dhe po presim një takim të tillë sepse mund të ketë edhe një presion që Kosova të pranojë asociacioni i komunave serbe”, ka thënë Albert Prenkaj, diplomat.
Ndërsa analisti politik Adrian Zeqiri vlerëson se diskutimi mbi sigurinë lidhet me veriun e Kosovës, ku më herët ka pasur tensione.
“Siç e dimë, Veriu i Kosovës ka qenë një pjesë ku ka pasur incidente të sigurisë dhe nga Bashkimi Evropian dëshirojnë të dijnë që s’do të ketë tension atje dhe kërkojnë nga Kosova që të kenë kujdes në hapat që marin për atë pjesë”, ka thënë Adrian Zeqiri, Analist politik.
Në mandatin e tretë, kryeministri Kurti, sipas analistit Zeqiri po shfaq interesim të bashkëpunojë me BE-në.
“Dialogu dhe marrëveshjet me Serbinë duket se është në agjendën e Bashkimit Evropian dhe ky takim është një përgatitje për rregullat e lojës për negociata që pritet të ndodhin tash me Serbinë”, ka thënë Adrian Zeqiri, Analist politik.
Një ditë para këtij takimi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pretendoi se Kurti do t’i kërkonte Macronit që prezenca e KFOR-it në veri të Kosovës të zëvendësohej me FSK-në.
Këto pretendime, zyra e kryeministrit Kurti i vlerësoi si pjesë e një lufte hibride dhe speciale kundër Kosovës.