Takimi me Krasniqin, Lajçak: Jemi dakord për nevojën e shtensionimit të situatës në veri

Ne jemi dakord për nevojën për të de-përshkallëzuar dhe për t'u kthyer në Dialog pa vonesë”, ka shkruar në Twitter, Lajçak

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, bëri të ditur se ka takuar Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Për këtë takim ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se janë dakord për nevojën e shtensionimit të situatës në veri.

“Pata një shkëmbim të dobishëm pikëpamjesh me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, për gjendjen aktuale në veri të Kosovës. Ne jemi dakord për nevojën për të de-përshkallëzuar dhe për t’u kthyer në Dialog pa vonesë”, ka shkruar në Twitter, Lajçak.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika