Takimi në Berlin, Kurti dhe Vuçiq së bashku takojnë Miroslav Lajçakun

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuciq, pritet që të takohen në një takim jo formal në Berlin, ku i pranishëm në këtë takim do të jetë edhe i dërguari Speical i BE-së për dialogun Mirsolav Lajcak

Që nga 19 korriku i vitit te kaluar nuk ka pasur takime të nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë, por, një takim i tillë pritet të ndodh të mërkuren në Berlin.

Në takim do të ulen në një tavolinë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

E gjithë kjo me inistimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz i cili si nikoqir do t’i pres në Berlin Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq, por edhe të dërguarin Speical të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Madje, ky i fundit në një takim joformal të përbashkët pritet të vë në qendër të diskutimit dialogun mes tyre, që si nismë po mbështet edhe nga diplomatët gjerman që janë në Kosovë.

“Në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE, kancelari Scholz ka ftuar Miroslav Lajçak i cili do të presë një takim të përbashkët me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në mbrëmje në Berlin,” ka thënë John Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë.

RTV Dukagjini ka pyetur qeverinë gjermane për takimet e së mërkurës dhe për pjesëmarrjen direkte të këtij shteti në procesin e dialogut, por nga ky institucion deri më tani nuk është kthyer përgjigjje.

Ish-diplomati Ylber Hysa, thotë se ky takim i thirrur nga i pari i Gjermanisë, vije pas situatës ku dy shtetet shihen si stagnuese të dialogut dhe arritjes së marrëveshjes finale.

“Është një përpjekje, për të sinjalizuar këtë moment për të ju treguar palëve se duhet të kthehen në shtegun e bisedimeve dhe për të mos lejuar befasi dhe që të ketë një proces politik të kontrolluar i cili nuk do të mund të keqpërdorje nga të tjerët dhe qartasi kjo ka ardhur pas shumë alarmimeve të cilat tani dy palët kanë stagnuar në këtë proces. Më parë mund të thuj se problemi në dialog ishte një adresë, Beogradi por tani perceptimi në Perëndimi dukët që është janë dy adresa që nuk po kontribuojnë në procesin e dialogut” shtoi Ylber Hysa, ish-ambasador në Malin e Zi.

RTV Dukagjini ka dërguar pyetje në drejtim të qeverisë në lidhje me qëndrimin e saj që do të ketë të martën në Berlin, por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigjje.

Ndërkohë, analsiti politik  Artan Muhaxhiri thotë se Kosova duhet të ketë qëndrime të qarta në takim dhe se të dy shtetet kanë presion të jashtëzakonshëm për të rifilluar dialogun.

“E se çka do të diskutojë Lajçak me Kancelarin Gjerman, dhe se a është kjo formë “presion” mbi dy palët për të rifilluar dialogun, edhe pas pyetjeve të Televizonit, Bashkimi Evropian nuk ka kthyer përgjigjje,” u shpreh opinionisti Artan Muhaxhiri.

Shija e redaktorit

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 446 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Të fundit nga rubrika