Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, pas takimit që emisari i BE-së Peter Sorensen zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, deklaroi se është arritur pajtim që zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe ai për Automjete të fillojë me disa masa shtesë përmbajtësore.
Sipas tij, diskutimet janë fokusuar kryesisht në mënyrën e zbatimit të Ligjit për të Huajt, i cili pritet të hyjë në fuqi nga nesër, njofton Dukagjini.
Ai theksoi se gjatë javëve të fundit janë zhvilluar bisedime intensive ndërmjet zyrtarëve të Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.
Orav bëri të ditur se marrëveshja përfshin edhe disa masa shtesë, veçanërisht në lidhje me regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe personave që posedojnë leje qëndrimi të përkohshme.
“Jemi përqendruar për zbatimin e ligjit për të huajt, që do të fillojë nga nesër. Kemi pasë bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot është arritur pajtimi zbatimit të Ligjit mbi të Huajt me disa masa përmbajtjesore shtesë, sidomos kur bëhet fjalë për regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme”, u shpreh Orav.