Takohen U.d së drejtorit të përgjithshëm të PK-së dhe drejtori i PSh-së, zotohen për thellim të bashkëpunimit

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Fehmi Hoti, ka pritur dhe zhvilluar një takim miqësor me drejtorin e Policisë së shtetit të Republikës së Shqipërisë Muhamet Rrumbullaku, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes policive te të dyja shteteve mike

Ilustrim





Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Fehmi Hoti, ka pritur në takim miqësor drejtorin e Policisë së shtetit të Republikës së Shqipërisë Muhamet Rrumbullaku.

Në këtë takim përveç dy krerëve të institucioneve kanë marrë pjesë edhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë.

Siç njofton komunikata e Policisë së Kosovë, në takim ata diskutuan tema të cilat lidhen me natyrën policore, me theks të veçantë bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar policor.

“Në takim, pas fjalëve përshëndetëse u diskutuan tema që lidhen me natyrën e punës policore me theks të veçantë në bashkëpunimin mes dy policive të dy shteteve mike, si dhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Gjersa, të dyja palët u zotuan se do të rritet bashkëpunimi mes dy policive dhe do të vazhdojë edhe në fushat e tjera.

“Zotimi i dy përfaqësuesve kryesor të dy institucioneve simotra, ishte se bashkëpunimi mes dy policive do të ngritët në vazhdimësi dhe në të ardhmen do të vazhdojë edhe në fusha të reja me interes të përbashkët”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.





Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika