Taravari takohet me Osmanin, flasin për situatën në veri e anëtarësimin e Kosovës në BE

Në takimin midis presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është diskutuar për situatën në veriun e Kosovës, anëtarësimin e Kosovës në BE dhe fokusin e institucioneve në luftimin e krimit dhe korrupsionit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njëherësh kryetar i komunës së Gostivarit, të martën e 10 janarit është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka diskutuar për situatën në veriun e Kosovës, anëtarësimin e Kosovës në BE dhe fokusin e institucioneve në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Me anë të një postimi në Facebook, Taravari ka thënë se Maqedonia e Veriut i ka ndjekur me shqetësim tensionet në veri të Kosovës, teksa shtoi se dënojnë ashpër veprimet luftënxitëse dhe antievropiane të Beogradit.

“Bashkë me deputetët Elmi Aziri dhe Artina Qazimi, u pritëm në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e saj, Vjosa Osmani. Falënderova Presidenten për qasjen e hapur dhe miqësore, duke e siguruar se si kryetar i Aleancës për Shqiptarët do të punoj në thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi”.

“Diskutuam edhe për situatën në veriun e Kosovës të cilën ne e kemi ndjekur me shqetësim dhe u zotova se do të vazhdojmë të flasim zëshëm për të dënuar veprimet luftënxitëse dhe anti evropiane të Beogradit”, shkroi ai.

Taravari ka shprehur besimin se Bashkimi Evropian do të jetë në nivel të sfidës që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave të përbashkëta rajonale.

“Urova Presidenten për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shpreha besimin se BE do të jetë në nivel të sfidës së jashtëzakonshme që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta, duke u përkushtuar për bashkimin përfundimtar të kontinentit tonë”.

Po ashtu, Taravari ka përgëzuar presidenten Osmani për drejtimin e përgjithshëm të Kosovës dhe fokusin e institucioneve në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Duke qenë se korrupsioni ngelet problemi më i madh i vendit tonë, theksova nevojën për bashkëpunim më të madh me institucionet e Kosovës për të mësuar nga përvoja e deritanishme në hartimin e kornizës ligjore për reforma në drejtësi”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika