Steve Witkoff, i dërguari special i Donald Trump, së bashku me Jared Kushner, kanë mbërritur mbrëmjen e së enjtes në Moska për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, lidhur me luftën në Ukrainë.
Sipas agjencive ruse të lajmeve TASS dhe RIA Novosti, avioni që transportonte përfaqësuesit amerikanë u ul në aeroportin Vnukovo, pasi kishte ardhur nga Zvicra. Atje, Witkoff dhe Kushner kishin marrë pjesë në Forumi Ekonomik Botëror në Davos
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi sot nga Davosi se një takim trepalësh mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë pritet të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke nisur nga dita e premte.
