Të dyshuarit për fajde pasuri edhe në Dubai: Paguani 240 mijë euro ose ta vë bombën

Të dyshuarit për fajde në Pejë, i kishin përcjellë vazhdimisht viktimat duke u bërë presion, e duke i kërcënuar me hedhje të granates e bombës, për të paguar shumën prej 240 mijë euro. Viktimat kishin marrë borxh 120 mijë euro, por që kjo ishte shumëfishuar, për çka edhe të njëjtit e kishin rrëmbyer të dëmtuarin. Dukagjini ka siguruar kërkesën e paraburgimit, çka sqarohen veprimet e hetuesisë për këtë rast

Me vendosje të bombës në shtëpi, ishte këcënuar viktima e fajdeve, nga të arrestuarit në Pejë. Shuma që ata kërkonin nga i dëmtuari ishte 240 mijë euro, ndonëse sipas prokurorisë investimi i bërë ishte 120 mijë euro.

Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, të cilën e ka siguruar Dukagjini, thuhet se viktima kishte qenë vazhdimisht i kërcënuar nga të dyshuarit, çka edhe kishte tentuar ta vriste vetën.

Të gjitha këto ishin zbuluar gjatë hetimeve, ku janë përdorur masat e fshehta, sikurse përgjimet.


“Takimi i dates 20.06.2024 në mes të viktimave me të pandehurin A.P dhe I.H ku ndër të tjera i pandehuri e pranon se investimi i tyre është 120.000, mirëpo nga të dëmtuarit kërkon që t’ia paguaj 240.000 në të kundërtën do të ju gjuaj bombe në shtëpi dhe i kërcënon në mënyra të ndryshme,” thuhet tek Kërkesa e Prokurorisë në Pejë.

Tutje aty sqarohet se grupi i dyshuar, kishin përcjellur njërin prej viktimave, e më pas edhe e kanë rrëmbyer. Njëri nga të dyshuarit e ka pranuar se për të kryer këtë vepër ata angazhuan një person tjeter, i cili ende nuk është identifikuar nga drejtësia.

“Të pandehurit veprën penale e kanë kryer në vazhdimësi, ku në mënyrë permanente i kanë shkuar edhe tek shtepia e të dëmtuarve, e kanë kërcënuar, e kanë rrëmbyer, e kanë përcjellë me ditë të tëra tek shtëpia e tyre, e kanë kërcënuar se do t’ia hedhin granatën dhe fakte tjera,” thuhet nga Prokuroria.

Në arsyetimet e prokurorisë, ndër të tjera përmendet edhe pasuria që të pandehurit mund të ketë në Dubai.

“Do të verifikohet pasuria e të pandehurve, me theks të vecantë ajo jashtë shtetit e sidomos në Dubai ku të pandehurit pretendojnë se kanë miliona atje….Po ashtu për të pandehurin I.H do të identifikohet kush është daja i tij i cili punon në spital dhe i ka dërguar informata për gjendjen e të dëmtuarit dhe në këtë mënyrë do të analizohet edhe vepra penale e keqpërdorimit të detyrës apo autoritetetit zyrtar.”

4 të arrestuarit në Pejë, tashmë ndodhën nën masën e paraburgimit për një muaj nën dyshimet për veprat penale “Fajde”, “Detyrim” e “Rrëmbim”.

Për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, nën masën e paraburgimit janë edhe dy të arrestuarit në Gjilan. M.Sh dhe E.Sh që kanë edhe lidhje familjare dyshohen se i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerë mbi 600 mijë euro, duke e detyruar atë që ta mbyllë dhe ta shesë kompaninë e tij.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika