Çështja e targave – kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen për ‘’mos’’ ujdi

Në Bruksel do të zhvillohen takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së për çështjen e targave

Në Bruksel do të zhvillohen takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për targat e makinave të Kosovës dhe Serbisë.

Të enjten e 21 prillit, skadon afati për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për targat me Serbinë.

Aktualisht, në fuqi është marrëveshja e përkohshme e targave, ku makinat nga Kosova dhe Serbia duhet të mbulojnë me letër ngjitëse simbolet shtetërore në targa.

Gjatë ditës së nesërme, së pari do të takohen grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë, që janë krijuar për këtë çështje.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, pritet të takohen me ndërmjetësuesin special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Mirosllav Lajçak.

February 2022 talks between Bislimi and Petkovic - The Dialogue
Besnik bislimi, Petar Petkovic

Diplomatët në BE kanë thënë se nuk dëshirojnë të shohin tensione në pikat kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, siç kishin parë shtatorin e vitit të kaluar. Prandaj, ata kanë bërë thirrje që të shfrytëzohen këto takime të fundit që të arrihet një marrëveshje.

Për këtë takim në mes të kryenegociatorëve për çështjen e targave, e kishte konfirmuar për RTV Dukagjini, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Perparim Kryeziu

Ai kishte thënë, gjithashtu, se pala kosovare ka gatishmëri edhe për takimet e nivelit të lartë politik, mirëpo, të njëjtat, duhet të jenë të dakorduara paraprakisht, me agjendë të qartë dhe tema përmbajtjësore.

“Takimet thirren dhe organizohen nga ndërmjetësuesi i këtij procesi. Ato, megjithatë, duhet të jenë të dakorduara paraprakisht, me agjendë të qartë dhe tema përmbajtjesore. Ne në vazhdimësi kemi treguar gatishmëri për takime të tilla”, ka thënë Kryeziu.

Deri më tani janë mbajtur disa raunde të negociatave në mes të grupeve të ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë për targat, mirëpo ende nuk është gjetur zgjidhja finale.

Çështja e targave ishte pjesë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të bisedimeve Kosovë dhe Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Sipas kësaj marrëveshje, banorët e Kosovës duhet të përdorin targat “KS” (Kosovë) ose “RKS” (Republika e Kosovës) dhe të heqin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës lëshoheshin nga ministria e Brendshme e Serbisë.

Ndërsa, më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës kishte vendosur masën e reciprocitetit për targat nga Serbia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ky vendim ishte pasuar me protesta e ngritje barrikadash në afërsi të dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Për zbatimin e kësaj mase ishte mobilizuar edhe Njësia Speciale Operative e Kosovës (NjSO), ku si rezultat ishin krijuar tensione në veri të vendit.

Reciprociteti i targave, pamje nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Jarinje – Top24
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Jarinje

Si pasojë e tensionimit të ndodhur më 30 shtator, Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kishin arritur marrëveshje për tejkalimin e situatës. Sipas kësaj marrëveshjeje, automjeteve të të dyja palëve do t’iu vendosej afishe që të mbulohen simbolet shtetërore, ndërsa trupat e NjSO-së ishin zëvendësuar me trupat ushtarake të KFOR-it.

Ndryshe, marrëveshja e arritur në Bruksel më 30 shtator përmban tri pika.

Në pikën një, thuhet  “Forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00, dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë, maksimalisht, deri në orën 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar, dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë”.

KFOR preuzima položaje na Kosovu, Jarinje i Brnjak nadlijeću helikopteri - N1
KFOR

Në pikën dy thuhet  “nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari regjimi i letrave ngjitëse, siç është rënë dakord në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE, si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme”.

Në pikën e tretë të marrëveshjes thuhet  “do të krijohet një grup pune i përfaqësuesve të partive të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, dhe i kryesuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE -së”.

“Takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajtur Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë duke vendosur etiketat ngjitëse në targat e automjetit të tij”.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, më 18 prill ka deklaruar se, ekipi teknik ndodhet në Bruksel për të biseduar e gjetur një zgjidhje.

Kurti flet sërish për vendimin për targat: Është reciprocitet, s'është provokim - Gazeta Enigma
Albin Kurti

Ai ka theksuar se, është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm parimi i reciprocitetit si thelb i çfarëdo zgjidhjeje të ardhshme për çështjen e targave.

Të enjten takohen grupet punuese për targat

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika