Të enjten në Kosovë pritet të ketë reshje të dendura të shiut dhe të borës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet – 1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

“Në orët e para të ditës së enjte (pas mesnate), parashihen reshje të dendura të shiut dhe borës në gjithë vendin. Rekomandohet që ngasësit e veturave të bartin pajisjet dimërore dhe të kenë kujdes, sidomos në rrugët e viseve të larta dhe mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Ndërsa të premten sipas Institutit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm. “Në viset e larta parashihen reshje bore, derisa edhe në disa pjesë reshjet e borës mund të përfshijnë edhe viset mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes”, thuhet në njoftim.

Në vikend thuhet se parashihet ulje e përkohshme e temperaturave.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika