Të hënën dalin shtesat për fëmijët dhe gratë lehona

Gjersa ka theksuar se skemës së shtesave i janë shtuar 10 mijë e 853 fëmijë dhe 1,992 gra i janë shtuar skemës së shtesave për lehona, ai ka bërë të ditur se në gusht, hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur në vitin 2013

Hekuran Murati, Ministër i Financave

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se pagesat për fëmijë dhe lehona pritet të realizohen të hënën.

Ministri Murati ka bërë të ditur se 164 mijë e 388 fëmijë dhe 19 mijë e 753 lehona kanë pranuar shtesat që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot.

Janë 164,388 fëmijë e 19,753 lehona që kanë pranuar shtesa që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot. I patëm premtuar e po i paguajmë çdo muaj”, ka shkruar Murati.

Murati ka theksuar se vetëm këtë muaj skemës së shtesave i janë shtuar 10 mijë e 853 fëmijë dhe 1,992 gra i janë shtuar skemës së shtesave për lehona.

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se në gusht, hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur në vitin 2013.

Postimi i Ministrit Murati

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika