Të lodhur nga luftimet, trupat ukrainase largohen nga vija e frontit në Severodonetsk

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka publikuar pamje nga momenti i largimt të trupave ukrainase nga qyteti lindor i Ukrainës, Severodonetsk

Trupat ushtarak ukrainasë largohen nga Severodonetsk

Qyteti lindor me javë të tëra është përballur më bombardime të mëdha, ku këtë situatë forcat ukrainase u munduan që ta marrin nën kontroll.

Ministria e Jashtme ukrainase në rrjetin social Twitter ka publikura fotografi të ushtarëve ukrainas duke u larguar nga Severodonetsku.

“Ushtarët ukrainas duke u kthyer nga vija e frontit në Severodonetsk. Pamja e tyre flasin vetë”, thuhet në një postim në Twitter nga Ministria Ukrainase.

Kjo tërheqje e ushtarëve ukrainas është e rëndësishme për rusët sepse do të lërë të gjithë Luhanskun nën kontrollin rus, me përjashtim të qytetit të Lysychansk.

Luhansk-u është një prioritet kyç për presidentin Vladimir Putin.

Së bashku me rajonin e Donetskut, ai përbën atë që kolektivisht njihet si Donbas – një zonë e madhe industriale, e cila ka qenë fokusi i një lëvizjeje separatiste të mbështetur nga Rusia që nga viti 2014.

Ilustrim

Nga ana tjetër, Ukraina akuzon Moskën për kryerjen e gjenocidit kundër popullit ukrainas me bombardimet dhe granatimet e saj pa dallim.

Ndërkohë, Rusia ka thënë se vendimi i liderëve të BE-së për të pranuar Ukrainën dhe Moldavinë si kandidatë për anëtarësim do të ketë pasoja negative.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se BE-ja po sakrifikonte idealet e saj demokratike në kurriz të “zgjerimit të pakufizuar dhe skllavërisë politike dhe ekonomike të fqinjëve të saj”.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika