Të paktën 10 të vdekur në Indi pas konsumimit të ujit të ndotur

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një epidemie diarresh të shkaktuar nga uji i ndotur në Indore, kryeqytetin tregtar të shtetit indian Madhya Pradesh në Indinë qendrore, njoftoi të premten kryetari i bashkisë, Pushyamitra Bhargava.

Sipas banorëve, 14 persona, përfshirë edhe një foshnjë, kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të diarresë, raporton “Press Trust of India”.

Autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar këtë shifër më të lartë.

Shefi i Shërbimit Mjekësor dhe Shëndetësor, Dr. Madhav Prasad Hasani, tha të enjten se analizat laboratorike treguan se uji i pijshëm i zonës ishte ndotur për shkak të një rrjedhjeje në tubacion.

Sipas zyrtarëve, rrjedhja u zbulua në një tubacion kryesor të furnizimit me ujë të pijshëm, në një vend ku ishte ndërtuar një tualet, duke çuar në ndotjen e ujit.

Gjatë nëntë ditëve të fundit, mbi 1.400 persona në zonën Bhagirathpura kanë vuajtur nga të vjella dhe diarre.

Deri të enjten në mbrëmje, një zyrtar i departamentit të shëndetësisë tha se 272 pacientë ishin shtruar në spital.

Nga 201 pacientët që vijojnë të jenë të shtruar, 32 po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.

Indore është shpallur qyteti më i pastër i Indisë për tetë vite radhazi, përfshirë vitin 2025, sipas NDTV.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika