Të paktën 19 persona kanë vdekur nga një shpërthim në qendrën arsimore të Kabulit

Policia e Kabulit ka njoftuar se nga shpërthimi në qendrën arsimore "Kaaj", në zonën e Dashte Barçit në perëndim të qytetit, kanë vdekur të paktën 19 persona, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur

Foto ilustrim

Autoritetet në Kabul kanë thënë se nga shpërthimi në një qendër arsimore në Kabul kanë vdekur të paktën 19 persona dhe janë plagosur edhe shumë të tjerë.

Shpërthimi ka ndodhur në qendrën arsimore “Kaaj” në zonën e Dashte Barçit në perëndim të qytetit.

Ndërkaq studentët kishin qenë në një provim praktik në universitet, kanë thënë zyrtarët nga qendra.

Shumica nga banorët e asaj zone i përkasin minoritetit Hazara, të cilët kanë qenë në shënjestër në sulmet e kaluara dhe deri më tani nuk dihet se kush qëndron prapa këtij shpërthimi.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme të talebanëve ka theksuar se ekipet e sigurisë ishin në vend të ngjarjes dhe e kanë dënuar sulmin, raporton BBC.

Abdul Nafy Takor është shprehur se sulmi ndaj objektivave civile “dëshmon mizorinë çnjerëzore të armikut dhe mungesën e standardeve morale”.

Ndryshe, talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan gushtin e kaluar dhe grupi ka thënë se po përpiqet të rivendosë stabilitetin.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika