Të paktën 2 mijë e 215 të vrarë dhe mbi 8 mijë të plagosur në Gaza

Derisa luftimet në Gaza po vazhdojnë, institucionet palestineze kanë njoftuar se të paktën 2 mijë e 215 njerëz janë vrarë dhe 8 mijë e 714 janë plagosur në Gaza

Foto: EPA

Ministria e Shëndëtësisë e Palestinës ka njoftuar se të paktën 2 mijë e 215 njerëz janë vrarë dhe 8 mijë e 714 janë plagosur në Gaza.

Ndërsa, në Bregun Perëndimor, 54 njerëz janë vrarë dhe 1 mijë e 100 janë plagosur, raporton BBC, përcjell Dukagjini.

Më herët u raportua se civilëve që jetojnë në Gazën veriore u është thënë nga ushtria izraelite që të përdorin dy rrugë për të shkuar në jug sot, sipas një zëdhënësi.

Lexo dhe: Izraeli u jep 6 orë afat popullit në Gaza të shpërngulen

Përmes një postimi në platformën “X”, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Avichay Adraee, ka thënë se dy rrugë mund të përdoren midis orëve 10:00 dhe 16:00 “pa asnjë dëm”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika