Të paktën 20 xhihadistë sirianë ikën nga burgu pas tërmetit

Të paktën 20 të burgosur në një burg sirian, që besohet të jenë xhihadistë, janë arratisur pasi tërmeti dëmtoi objektin.

Siç raporton AFP-ja, burgu në qytetin Rajo, pranë kufirit turk mban rreth dy mijë të burgosur, me rreth një mijë e 300 prej tyre të dyshuar si luftëtarë të IS-it, ka thënë një zyrtar në burg.

Ky burg  mban gjithashtu luftëtarë nga forcat e udhëhequra nga kurdët, shkruan BBC.

Tërmeti i së hënës në Turqi me magnitudë 7.8 i cili u pasua me dhjetëra pasgoditje në rajon, shkaktoi dëme duke përfshirë çarje të mureve dhe dyerve.

“Të burgosurit filluan kryengritje dhe morën kontrollin e pjesëve të burgut. Rreth 20 të burgosur u larguan, ata besohet se janë militantë të Shtetit Islamik”, ka thënë një burim.

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar punimet edhe të martën për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e mijëra ndërtesave të rrëzuara nga një tërmet me magnitudë 7.8 dhe pasgoditje të shumta që goditën Turqinë lindore dhe Sirinë fqinje, me zbulimin e më shumë trupave duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 5 mijë.

Vendet në të gjithë botën kanë dërguar ekipe për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit dhe agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë ka thënë se më shumë se 24 mijë e 400 personel emergjence ishin tani në terren.

Por me një zonë kaq të gjerë territori të goditur nga tërmeti i së hënës dhe gati 6 mijë ndërtesa të konfirmuara se janë shembur vetëm në Turqi, përpjekjet e tyre u shpërndanë paksa.

Përpjekjet për të arritur të mbijetuarit janë penguar dhe nga temperaturat nën zero dhe afër 200 lëkundjet e pasme, të cilat e bënë të rrezikshëm kërkimin nëpër struktura të paqëndrueshme.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika