Të paktën katër të vrarë në Kiev nga sulmet ruse  

Rusia ka sulmuar kryeqytetin ukrainas me një breshëri raketash dhe dronësh më 18 janar, duke lënë të vrarë të paktën katër persona. Ndërkaq, zona industriale në Rusi janë përfshirë nga flakët pas sulmeve ajrore ukrainase.

Rusia ka lëshuar 39 dronë të llojit Shahed, dronë të llojeve të tjera dhe katër raketa balistike në orët e para të mëngjesit të së shtunës, thanë Forcat Ajrore ukrainase. Ukriana tha se rrëzoi dy raketa dhe 24 dronë, ndërkaq 14 dronë u zhdukën nga radarët.

Katër persona u vranë pasi një raketë e rrëzuar ra në qarkun Shevçenkivski, tha kreu i administratës ushtarake e Kievit, Timur Tkachenko. Ai tha po ashtu se edhe copëza të raketave të tjera ranë mbi qarqe të tjera të kryeqytetit ukrainas.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se në qarkun Shevçenkivski, kishte dëme materiale në një ndërtesë banimi, në një linjë të furnizimit me ujë dhe në hyrjen e një stacioni të metrosë.

Dronë dhe raketa janë rrëzuar në mbarë Ukrainën, në rajonin e Poltavës, Sumiz, Harkivit, Çerkasit, Çernihivit, Kievit, Hmelnitskit, Zhitomirit, Kirovoradit, Dnipropetrovskit, Hersonit dhe Donjeckut.

Gjetkë, zonat industriale në rajonet Kaluga dhe Tula të Rusisë u përfshin në flakë më 18 janar, pas sulmeve ukrainase me dronë, thanë zyrtarët lokalë.

Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës që gati tre vjet, tha se 46 dronë ukrainas u shkatërruan në mbarë vendin gjatë natës.

Në Kaluga, një dron shkaktoi zjarr në qytezën Liudinovo. Banorët publikuan në rrjetet sociale informacione se sulmi pati për cak një depo lokale të naftës.

Zjarr u raportua edhe në rajonin Tula dhe guvernatori atje, Dmitry Milyaev, tha se një depo karburantesh u përfshi nga zjarri.

Në asnjë nga këto sulme në Rusi nuk është raportuar për viktima./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika