Të paktën nëntë të vdekur nga përmbytjet në Johanesburgut

Zona metropolitane e Johanesburgut në Afrikën e Jugut është goditur nga stuhi të forta të shtunën e tre dhjetorit, nga të cilat raportohet se deri më tani kanë vdekur nëntë persona

Pamje nga përmbytjet. Foto: GULSHAN KHAN / AFP

Të paktën nëntë persona kanë vdekur nga një përmbytje e shpejtë në zonën metropolitane të Johanesburgut në Afrikën e Jugut, e cila është goditur nga stuhi të forta të shtunën e tre dhjetorit.

“Një grup njerëzish po merrnin pjesë në ritualet fetare në lumë mbrëmë kur një stuhi goditi”, ka thënë Robert Mulaudzi, zëdhënës i Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave të Qytetit të Johanesburgut.

Mulaudzi ka shtuar se kishte 33 besimtarë në brigjet e lumit të vogël Jukskei në kohën e përmbytjes dramatike derisa një person është shpëtuar.

Ndërsa, mediat lokale janë duke raportuar se grupi po merrte pjesë në një ritual pagëzimi, raporton euronews.

“Ndoshta mesazhi për banorët tanë atje jashtë është që të jenë të kujdesshëm pasi dhe kur ata kryejnë këto lloj ritualesh për t’u siguruar që tregojnë kujdes, ata e bëjnë atë në një vend të sigurt dhe sigurojnë që masat e sigurisë të merren parasysh në mënyrë që ne të mund të jemi në gjendje të parandalojë incidente si këto”, theksoi Mulaudzi.

Edhe pse i cekët, lumi Jukskei dihet se ka shkaktuar përmbytje më parë, me qindra shtëpi të improvizuara që u shkatërruan në qytezën e Aleksandrisë në nëntor të vitit 2016.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika