Të rënët e 21 majit, Haradinaj: Me gjakun e tyre shkruan historinë tonë më të re

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 21 majit, të cilët sipas tij me gjakun e tyre kanë shkruar historinë tonë të re, "si porosi brezave për sakrificën madhore për këtë tokë"

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 21 majit.

Ai ka kujtuar heroin Myrtë Zeneli me bashkëluftëtarët Faruk Elezi, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina, të cilët kishin rënë gjatë betejës treditore.

“Më 21 maj 1998, gjatë betejës treditore në Grabanicë, Qeskovë, Dollovë, Kpuz e Bokshiq, do të përjetësohej Heroi Myrtë Zeneli, ndër luftëtarët e parë të Shqiponjës dhe dëshmori i saj i parë, me bashkëluftëtarët Faruk Elezi, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina. Po të njëjtën ditë u përjetësua edhe Heroi Arben Haliti”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së është shprehur se tre vëllëzërit Mehmet, Ajet dhe Hetem Rexha, kanë rënë të pandarë, sipas tij, për ta shkruar me gjakun e tyre historinë tonë më të re.

“Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!”, ka thënë i pari i AAK-së.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika