Të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë – Graçanicë

"Rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë -Graqanicë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen"

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pasur të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë – Graçanicsë.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, e cila ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 15:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë -Graçanicë.

Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka njoftuar Ahmeti.

Ahmeti më tej ka bërë të ditur se dy persona të dyshuar në lidhje me rastin janë shoqëruar në stacion.

“Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion dy persona, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë. Aktualisht, hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit”, ka njoftuar më tej.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika