Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajit ka njoftuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën '' Tahir Sinani'' në Ferizaj

Ilustrim

Gjatë të shtunës së 28 majit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Tahir Sinani’’ në Ferizaj.

Lajmin e ka raportuar Policia Rajonale e Ferizajit.

Në raportin e policisë thuhet se një 35 vjeçar dyshohet se sa ishte duke ecur rrugës, ka shtënë dy herë me armë në ajër.

“Më datën 28.05.2022 rreth orës 19:35 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në rrugën ”Tahir Sinani” ka gjuajtje me armë zjarri . Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja. Nga informatat e para dyshohet se një person i moshës rreth 35 vjeç derisa kishte qenë duke ecur në këmbë kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte shtënë dy herë në ajër dhe i njëjti kishte vazhduar në rrugën Tahir Sinani në drejtim të një marketi”, është shkruar në raport.

Policia ka njoftuar se rasti po vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika