Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur në këmbë, pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Shëngjin

Pamje nga vendi i ngjarjes në Shëngjin, 24 gusht 2023, foto Top Channel.

Mbrëmjen e së enjtes në Shëngjin, dy persona kanë mbetur të plagosur në këmbë nga të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në Rana e Hedhun, dhe të plagosurit aktualisht ndodhen në Spitalin e Lezhës, ku po marrin mjekim në urgjencë.

Mirëpo, siç raportohet nga mediat lokale dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Të lënduarit janë identifikuar si A. Gj., 28 vjeçar nga Tirana, dhe G. N., 30 vjeçar nga Thumana.

“Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Megjithëse rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta, policia është e angazhuar në hetime për të zbardhur se çfarë ka ndodhur.

Në një njoftim zyrtar, policia ka bërë të ditur se shërbimet e tyre kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të identifikojnë autorët e mundshëm të ngjarjes.

Sipas tyre, autorët janë shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe po bëhet një operacion për kapjen e tyre.

Po ashtu, sipas njoftimit të Policisë, grupi hetimor është në punë për të zbërthyer rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika