Të shtëna ndaj të pastrehëve në Kanada, raportohen disa të vrarë

Në orët e hershme të mëngjesit në Langley të Kanadasë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë regjistruar disa viktima, por autoritetet kanadeze ende nuk e kanë specifikuar numrin e saktë të tyre pasi kishte një mori të shtënash

Një automjet policie me një vrimë plumbi në dritaren e saj është fotografuar në Willowbrook Mall, 200 m larg Langley/ Ben Nelms, CBC

Të hënën e 25 korrikut, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, disa persona kanë mbetur të vrarë, në Langley BC në Kanada.

Kjo është bërë e ditur sipas autoriteteve kanadeze, raporton CBC news.

Alarmi i parë emergjent, i lëshuar pak pas orës 6:15 të mëngjesit ka raportuar “skena të shumta të shtënave” në qendrën e qytetit të Langley.

Alarmi përfshinte një përshkrim të një të dyshuari.

Policia konfirmoi se një burrë ishte arrestuar pak para orës 7 të mëngjesit, por ka theksuar se oficerët ende po hetojnë nëse i dyshuari ka vepruar i vetëm.

“Ne kemi një të dyshuar mashkull në paraburgim. Megjithatë, ne po përjashtojmë çdo individ tjetër përpara se të ndalojmë alarmin e urgjencës,” është shprehur Sgt. Rebeka Parslou.

Parslow ka thënë se kishte disa viktima, por nuk specifikoi se sa.

Ajo tha se viktimat ishin të pastrehë dhe se policia beson se ata ishin shënjestra e këtij sulmi.

Të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa Grupi i Integruar i Hetimit të Vrasjeve (IHIT) po i përgjigjet ngjarjes.

Zyrtarët dërguan një alarm të dytë urgjent vetëm pas orës 7:20 të mëngjesit, duke përsëritur nevojën për të qëndruar larg qendrës së qytetit ndërsa policia heton nëse ka më shumë të dyshuar.

Qyteti dhe vendbanimi i Langley-t ndodhen rreth 40 kilometra në juglindje të Vankuverit.

Një biçikletë në skenën e të shtënave në Willowbrook Mall, 200 m pranë Langley

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika