Të shtunën, mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore

Të shtunën e 27 gushtit, MAShTI ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin afatit të dytë të provimit të maturës shtetërore. Këtij afati do t'i nënshtrohen 5084 maturantë

Afati i dytë i provimit të maturës shtetërore do të mbahet të shtunën e 27 gushtit, bën të ditur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Testimit të dytë do t’i nënshtrohen rreth 5084 maturantë në 59 qendra të testimit. Ndërkaq, në këtë proces do të angazhohen rreth 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues.

“Në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 12 maturantë”, ka shkruar MAShTI në Facebook.

Bëhet e ditur se pas orës 10:00, koha e fillimit të testit, nuk do të lejohet person tjetër brenda qendrave të testimit, përveç personave përgjegjës për mbarëvajtje të testit.

Rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më së largu me 7 shtator.

Të shtunën e 18 qershorit, rreth 22 mijë maturantë në Kosovë iu nënshtruan provimit të maturës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika